Pa praninë e opozitës miratohet ligji për të drejtat e autorit
Pa praninë e opozitës Komisioni i Medias ka miratuar nen për nen pr/ligjin për të drejtat e autorit.Pas disa javësh diskutimesh me grupet e interesit ministria e Kulturës garantoi se të gjitha kërkesat e tyre për ndryshime në draft janë të reflektuara në projektligjin final."Në një pjesë të konsiderueshme këto propozime janë prnuar dhe integruar në tekstin final të cilin do ta diskutojmë. Në çdo rast përmendja dhe argumenti, sqarimet e nevojshme janë depozituar zyrtarisht me shkrim""Nga ministria e Kulturës është marrë parasysh dhe janë bërë ndryshime në bazë dhe të sugjerimeve të grupeve të interesit. Neni 5, marrëdhënia mes të drejtave të autorit të lidhura me to; 1-mbrotja e të drejtave të lidhura të parashikuara në këtë ligj nuk ndikon dhe nuk do të cënojë në asnjë mënyrë mbrojtjen e të drejtave të autorit. Asnjë dispozitë e këtij ligji në lidhje me mbrojtjen dhe të drejtave të lidhura nuk mund të interpretohet në cënim të të drejtave të autorit të parashikuara nga ky ligj. Persona fizik dhe juridik të huaj, veprat e të cilëve mbrohen në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare palë e të cilave është Republika e Shqipërisë , gëzojnë të njëjtën mbrojtje nga ky ligj sikurse shtetasi fizik apo personat juridik të Republikës së Shqipërisë, por veçse kur parashikohet ndryshe nga ky ligj"Projektligji pritet të votohet në seancën plenare të javës së ardhshme./Oranews.tv/