Mirësevjen Pranverë, të dielën ndryshon ora
Sot dita e parë e pranverës nisi me lindjen e diellit në orën 5:30.Ardhja e stinës së pranverës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së diellit sipas ekliptikës.Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës.Me 21 mars dita zgjat 12 orë e shtatë minuta. Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, pra nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të diellit, kanë kaluar 12 orë.Me ardhjen e pranverës të dielën e fundit të muajit mars ndodh edhe ndërrimi i orës.Kështu, këtë të dielë, më 27 mars, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara.I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’i japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast/Oranews.tv/