Veliaj: Veç parkut te liqeni do ndërtojmë edhe 11 të tjerë në çdo lagje
Pas nismës 'Adopto një çerdhe", Bashkia e kryeqytetit ka nisur projektin për rikonstruksionin e plotë të kopshteve të Tiranës.Puna nisi në Kopshtin nr. 2 tek "21 Dhjetori", ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili theksoi se projekti parashikon rikonstruksionin e 23 të tjerëve.Veliaj: Një projekt, i cili do të rikonstruktojë totalisht 23 kopshte të qytetit tonë. Ka kopshte që janë ndërtuar që në vitin 1916 apo edhe disa të rinj, disa kanë nevojë për rikonstruksion që ndoshta është 100 vite me vonesë, disa ndoshta 20 vite me vonesë, siç është Kopshti nr. 2, nga ku po nisim punë sot.Kryebashkiaku Veliaj dekalroi se parku për fëmijë tek liqeni do të përurohet në 1 qershor ndërsa dha lajmin e mirë për vogëlushët e kryeqytetit duke premtuar ndërtimin e 11 këndeve të lojërave në kryeqytet.Veliaj: Më vjen mirë që do të vijojmë me ndërtimin e 11 këndeve të lojërave për fëmijë në të 11 lagjet urbane të Tiranës. Kështu, jo vetëm nuk ndalemi në punën tonë, por përveçse përfundojmë 23 kopshtet e Tiranës dhe këndin e lojërave te Parku i Liqenit, por do të kemi edhe 11 kënde lojërash në 11 lagjet e Tiranës.Kreu i Bashkisë së Tiranës falenderoi inxhinierët dhe arkitektët e rinj që i janë bashkuar kësaj nisme, duke theksuar se kjo është mënyra më e mirë për këdo që kërkon të kontribuojë për qytetin dhe në mënyrë të veçantë për fëmijët.