Mogherini-Mustafës: Duhet dialog për të zgjidhur krizën politike
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropiane për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini i bën apel politikës në Kosovë që të dialogojë për të gjetur një zgjidhje për krizën ku ndodhet prej muajsh.Apeli u saj u bë pas një takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa në Bruksel. Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini, tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmojë në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme.Kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marrë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nga ana e saj, Mogherini konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve.Gjatë diskutimit për perspektivën evropiane të Kosovës, kryeministri Mustafa dhe znj. Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pasur parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociim do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.Njoftohet se Mogherini theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënie të parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për të promovuar progresin e mëtutjeshëm në agjendën BE-Kosovë./Ora News/