Avramopoulos në Tiranë, Komisioneri i BE për migrimin, takime për refugjatët

Komisioneri  i BE-se për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, do të qëndrojë të premten në Tiranë në një vizitë një ditore, që pritet të fokusohet tek kriza e refugjatëve dhe lufta ndaj terrorizmit.  Avramopoulos pritet të ketë takime me autoritetet të larta të vendit, presidentitn Nishanin, kryeparlametarin Meta, kryeminsitrin Rama dhe dy ministrant Bushati dhe TahiriTirane-  Në një moment kyç për krizën e refugjatëve në BE, dhe në kohën kur janë shtuar paralajmërimet për kalim tranzit të emigrantëve nga Shqipëria, në Tiranë do të qëndrojë për një vizitë 1-ditore, Komisioneri  i BE-se per Migrim, Çeshtje te Brendshme dhe Shtetesi, Dimitris Avramopoulos.Ai do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh, që nis me kryeministrin Edi Rama, vijon me presidentin e Republikës Bujar Nishani, me kreun e diplomaisë shqiptare, Ditmir Bushati, më pas me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe mbyllet me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp.Natasha Bertaud, zëdhënëse e KE kofirmoi se në qendër të diksutimeve do jetë çështja e krizës së refugjatëve  dhe lufta ndaj terrorizmit.« Komisioneri do të jetë  në Shqipëri. Ai do takohet me presidentin e Republikës, me kryeministrin, me ministrin e jashtëm dhe ministrin e brendshëm. Diskutimet do të përqëndrohen te tema e migracionit dhe sigurisë. Së bashku me FRONTEX, komisioneri është duke monitoruar fluksin e refugjatëve dhe të gjitha ndryshimet e mundshme në rrugën e refugjatëve. Komisioneri është në kontakt të rregullt me vendet fqinje dhe i gatshëm të ndihmojë vendet që mund të përballen me një barrë të papritur të krizës së refugjatëve, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Shqipëria është një partner kyç në luftën kundër terrorrizmit dhe trafikun të paligjshëm të armëve. Këto janë çështjet që do të diskutohen gjatë vizitës së komisionerit në Shqipëri.”Në qendër të takimeve, pritet të jetë pikërisht çështja e  refujgatëve sirianë, në kushtet kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbyllur kufijtë, dhe kur Shqipëria është shprehur për një veprim të unfikiuar të BE përballë krizës.Avramoulos vjen në Tiranë ndërsa në Bruksel, zhvllohet samiti 2-ditor BE-Turqi kur pritet të dakordësohet marrëveshja BE-Turqi, për ndaljen e fluksit të refugjatëve. Sipas marrëveshjes Turqia do të përfitojë 6 miliardë euro në këmbim të pritjes së refugjatëve sirianë.Takimet Axhenda e takimeve të Komisionerit për Çështjet e Brendshme, Migracionin dhe Qytetarinë Dimitris Avramopoulos, i cili vjen në Tiranë me ftesë të ministrit Tahiri – 18 mars 2016, e PremteOra 09:00 – Takim me Kryeministrin Rama (Salla e Hartave, Kryeministri)Ora 09:45 – Takim me Presidentin e Republikës B. Nishani (në Presidencë)Ora 10:30 – Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme D. Bushati (në MPJ)Ora 11:15 – Takim me Ministrin e Punëve të Brendshme S. Tahiri (te Garda)Ora 12:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp me ministrin Tahiri (te Garda)Ora 13:00-14:00  Takim me Ambasadoret e Vendeve te BE ( Delegacioni i BE)Ora 14:00-15:30  Dreke pritese nga Kryetari i Kuvendit Meta (Padam)  /Ora News/