Kendall Jenner prezantuesja e re e “America’s Next Top Model”
Kjo po që është një ide gjeniale! Kendall Jenner mund të jetë prezantuesja e sezonit të ri të “America’s Next Top Model”. Eksperienca e saj tashmë prej disa vitesh në modelim, më në fund do të shërbejë per depërtimin e Kendall në një projekt kaq të madh sa është ky.Kendall do të zëvendësojë 42-vjeçaren Tyra Banks e cila tani ka mjaft angazhime si një nënë e re. Persona në brendësi të planeve të spektaklit tregojnë: ‘Kendall mund të jetë prezantuesja e sezonit të 23 të “America’s Next Top Model”. Producentët po kërkojnë për një prezantuese të re dhe sytë i kanë drejtuar nga Kendall Jenner si dhe Gigi Hadid. Kjo është një dilemë e madhe. Ky vendim duhet mirëmenduar duke qenë se për 22 vite ka qenë Tyra Banks prezantuesja e vetme.’Producentët mendojnë se Kendall 20-vjeç, ka eksperiencë të mjaftueshme në fushën e modelimit, por edhe të moderimit. Ajo është bërë mjaft e famshme falë reality show-t të familjes ‘Keeping Up With The Kardashians’. Për më tepër nëse përmend emrin Kendall Jenner, kjo përkthehet në audience.
