Idrizi kërkon studim të gjuhës çame

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi kërkon studim të gjuhës çame për të nxjerrë në pah vlerat dhe vjetërsinë e saj.  Ai u bëri thirrje studiuesve të realizojnë një simpozium ku përballë të vihen ekspertë të ministrisë së jashtme grekë me palën shqiptare.  “I kam bërë thirrje të ftojnë historianë nga pala greke. Unë jam I bindur se do ta realizojmë dhe përballë këtyre nuk na duhet shumë mund” Deklaratat kreu i PDIU i bëri nga Durrësi gjatë promovimit të monografisë shkencore "Camërishtja, aty ku skajet atakohen", të studiueses me origjinë çame Edlira Troplini./Oranews.tv/