At Nikolla Petani: Në kishat tona kullotin bagëtitë, shteti të na i kthejë
Kisha Ortodokse e Shkodrës i kërkon shtetit shqiptar respektimin e marrëveshjes për kthimin e pronave të marra padrejtësisht nga regjimi komunist. At Nikolla Petani thotë se vetëm në këtë qark mes morisë së pronave të pakthyera, 4 janë me një sipërfaqe të konsiderueshme.At Nikolla Petani, famullitar i kishës Ortodokse: 2 mijë metra katrorë në rrugën e Shirokës, që e kemi me të drejtë të parablerjes nuk po na kthehet. Kisha e vjetër e Vrakës, ku bagatitë kullosin dita ditës por as kjo nuk i kthehet. Tek spitali kemi 2 mijë metra me drejtë kompensimi por as ajo nuk kthehet.Edhe kthimi i kishës në një sfond reklamimi për bizneset private ka "rebeluar" kishën Ordokse Autoqefale.At Nikolla Petani: Po zhvillohen aktivitete të turpshme që po përdhosen ikonat e shenjta të Kishës. Duke u bazuar në ligjet e shtetit shqiptar është e mirë që shteti të kthejë pronat Kishës Ortodokse.Perdorimi i kishave për qëllime jofetare ka bere qe ky institucion fetar t'i drejtohet me një letër autoriteteve përgjegjëse shtetërore, ku kërkohet që të gjitha objektet e kultit t'i kthehen Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë./Oranews.tv/