Të djathtë letër diplomatëve: Këshilli Bashkiak funksionon jashtë çdo kuadri ligjor
Këshilltarët e PD në bashkinë e Tiranës, i kanë dërguar një letër të hapur Organizatave Ndërkombëtare, ambasadës së OSBE, të BE dhe ambasadës së SHBA.Letra konsiston në shkeljen e ligjit në vijueshmëri në funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe sipas tyre mungesës së plotë të bashkëpunimit dhe shkeljes flagrante të ligjit nga ana e administratës së Bashkisë Tiranë.“Funksionimi i Këshillit Bashkiak Tiranë vijon të jetë thuajse krejtësisht jashtë çdo kuadri ligjor e procedurial dhe në shkelje të hapur të të drejtave të këshilltarit e demokracisë së brendshme, por edhe të drejtave dhe detyrimeve që ka ky këshill në raport me komunitetin apo grupet e interesit”, thuhet në letrën e Këshilltarëve të PD.Po ashtu këshilltarët e PD kanë shprehur shqetësimin se mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak u mblodh pas dy muajsh, ndërkohë që sipas ligjit parashikohet të mbludhet njëherë në muaj.Duke u nisur nga mbledhja e fundit, një shqetësim tjetër ishte edhe mos lejimi i marrjes pjesë në diskutim të përfaqësueve të biznesit.