Louis Tomlison gati për t`i propozuar Danielle Campbell
Louis Tomlison dhe Danielle Campbell mendohet se së shpejti do të bëhen gati për të shkruar drejt altarit. Këngëtari i grupit “One Direction”, pas tre muajsh në krahët e saj ndihet gati që t`i propozojë për martesë. Mesa raportohet për revistën InTouch, Louis nuk dëshiron asgjë tjetër vecse të kalojë të gjithë jetën me aktoren.Revista "InTouch" shkruan: ‘Në fillim ishte Danielle ajo që presiononte Louis, por tani Louis i ka thenë të gjithë miqve se është i dashuruar me të dhe dëshiron që martohen.’Çifti nuk do të zhvillojnë një ceremoni madhështore, ajo do të jetë diçka e vogël, në shtëpinë e 24-vjeçarit pranë miqve të ngushtë dhe familjarëve. Por interesi me i madh qëndron në karakteristikën e Danielle që e bëri Tomlison të dashurohet çmendurisht pranë saj.Edhe ajo bëhet e ditur nëpërmjet mikut të këngëtarit, që shton: ‘Danielle ka qenë mbështetja e tij më e madhe që kur erdhi në jetë djali i tij Freddie. Ajo e di që prindërimi është prioriteti i Louis dhe është shumë e kuptueshme në këtë aspekt. Danielle është dakord me vendimet e tij dhe e mbështet 100%’.Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Brianna nënës së djalit të Louis. Ajo ka menduar gjithnjë se do të përfundonte me këngëtarin, dhe tani e ka të pamundur qe të shoh Louis të dashuruar me një tjetër. Për këtë e shumë të tjera Brianna nuk mund ta pranojë aq lehtë lidhjen e çiftit.