Taylor Swift nuk do të mbrojë pasurinë nga Calvin Harris
Duket se kjo po kthehet në mode! As Taylor Swift dhe Calvin Harris nuk do të firmosin një kontratë paramartesore. Taylor nje nga personat më te pasur të botës së show biz-it me 280 milionë dollarë dhe Calvin, Dj më i paguar në botë, nuk do te përziejnë dashurinë me marrëveshjet.Kaluan një vit shumë të dashuruar bashkë, dhe thuhet se që tani po planfifikojnë të kurorëzojnë përgjithmonë dashurinë e tyre. Sidoqoftë asnjëri nga ata nuk është dakort me kontratën. Një informator raporton për revistën OK!: ‘Ata e duan shumë njëri-tjetrin, dhe të dy kanë fituar aq shumë para sa në rast ndarje nuk kanë përse të synojnë të marrin nga pasuria e tjetrit. Por më e rendësishmja, është se si Taylor ashtu dhe Calvin e dinë që ndarja nuk do të ndodhë kurrë.’Kujtojmë se Calvin Harris Dj më i paguar në botë, shpërblehet me 400 mijë dollarë për çdo koncert një shumë kjo e njëjtë me atë të Jennifer Lopez në Las Vegas. Ndërsa Taylor fiton rreth 1 milionë cdo dite, një shifër e paimagjinueshme. Ndërsa sa i përketë dasmës, çifti po planifikojnë dasmën e ëndrrave të tyre.