Ciara dhe Russel Wilson nuk do të firmosin kontratë

Lidhja e Ciara dhe Russell Wilson nisi pak pasi përfundoi fejesa e këngëtares me rreperin The Future. Por nga një ngushëllim për te Russell tashmë është kthyer në të fejuarin e Ciara, me të cilin shumë shpejt ajo do të martohet. Të dy janë shumë të pasur, e megjithatë nuk kanë ndërmend që të firmosin asnjë kontratë paramartesore më pare.Një burim pranë këngëtares 30 vjeçare dhe Russell 27, thotë: ‘Ata nuk do të firmosin asnjë kontratë. Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe kontratën e shohin si një pengesë. As Ciara dhe as Russell nuk do të martohen me idenë që nuk do të zgjasë, dhe drejt këtij mendimi të dërgon kontratat. Të dy po përpiqen të mbajnë larg energjinë negative nga marrëdhënia e tyre.’