Atentati ndaj ndertuesit, shkak konflikti me 3 vëllezërit e gruas për një pallat

Polici zbardhi sot detaje të atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj ndërtuesit Lulzim Kazani, ku ky i fundit mbeti i plagosur.Policia e Tiranës e lidh me një konflikt për shkaqet e ndërtimit të një pallati në zonën e quajtur Shkëmbi i Kavajës në Durrës, që ndërtuesi ka me tre vëllezër e bashkëshortes së tij.Tre vëllezërit banues në Tiranë janë "Shkelqim. B ,43 vjeç Arben.B ,44 vjeç Frederik .B, 51 vjeç.Konflikti ka nisur prej vitit 2013. Kazani ka bërë denoncime se është penguar me forcë ndërtimi i pallatit. Madje në korrik 2014, dy vëllezërit kanë goditur me mjete të forta Kazanin. Nga ana tjetër njëri prej vëllezërve e ka paditur ndërtuesin për pushtim toke.Por ende nuk dihet se kush është autori i plagosjes së biznesmenit mbrëmjen e 17 Marsit pranë Komunës së Parisit.Atentat me armë biznesmenit të ndërtimit, në makinë edhe e shoqjaAtentati ndodhi mbrëmjen e 17 marsit 2016, ne orën 20.30, në rrugën “Haxhi Kika”, në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Një person i paidentifikuar, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, Lulzim Kazanin, 56 vjeç në kohën kur po futej në banesën e tij.Ai ka marre plage vetem ne dore. Burimet policore thanë mbrë,ë se ndërtuesi është qëlluar me breshëri plumbash pasi ka dalë nga makina e tij ku ndodhej edhe bashkëshortja.Mbrëmë u tha se ai ka marrë plumba në trup dhe është dërguar menjëherë për në spitalin e traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia sqaron konfliktin për pallatin e nisur që në 2013Shtetasi L.Kazani ka patur konflikte te vazhdueshme me shtetasit : Shkelqim. B ,43 vjeç Arben.B ,44 vjeç Frederik .B, 51 vjeç.te tre banues ne Tirane. Dhe vellezer me njeri-tjetrin. Konfliktet kane ardhur si pasojë e nje ndertimi te nje pallati ne zonën e quajtur Shkembi i Kavajes,Durres.Ndaj shtetasve te siperpermendur ne ngarkim te tyre jane referuar materiale per vepra te ndryshme penale:Ne shkurt 2013 referuar materiale ne Prokurorine Durres per vepren penale te :" Shtrengim per dhenie Pasurie "parashikuar nga neni 109/b Kodit Penal, ne ngarkim te Arben.B ,44 vjeç pas kallzimit te bere nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se ne menyre vazhdueshme ka penguar me force ndertimit e nje pallati ne zonën e Shkembit KavajesNe Prill 2013 nga policia e Durresit eshte ndaluar shtetasi Arben.B ,44 pas kallzimit te bere nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se ne menyre vazhdueshme ka penguar me force ndertimit e nje pallati ne zonën e Shkembit Kavajes. Ne muajin shkurt 2013 ka filluar procedim penal nga Durresi per shtetasin Arben. B ,44 vjeç per vepren penale te "Vetgjyqsise" parashikuar nga neni 277 K.P Ne muajin mars 2013 ka filluar procedim penal per Shkelqim. B ,43 vjeç per vepren penale te Vetgjyqsise.parashikuar nga neni 277 K.PNe muajin korrik 2014 ,jane referuar materialet ne ngarkim te shtetasve Arben.B ,44 vjeç Frederik .B, 51 pasi kane goditur me mjete te forta shtetasin L.Kazani. Referuar per vepren penale te "plagosjes lehte me dashje "Neni 89-22 K.PNe muajin shkurt 2014 ka filluar procedim ne gjendje lire per shtetasin L.KAZANI pas kallzimit te dhene nga shtetasi Frederik. B per vepren penale te "Pushimit Tokes"neni 200.K.Penal. plagosje komuna parisit/Ora News/