Dy atentate dhe një shpërthim në Tiranë, plumb në kokë të sapoardhurit nga Franca

Dy atentate dhe një shpërthim ekzplozivi kanë tronditur një natë më parë Tiranën, (16 Mars 2016) duke shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur. Një ekzekutim i tipit mafioz u shënua në zonën e ish-Bllokut rreth orës 22:00 të mbrëmjes ku mbeti i vrarë Ajet Zeqaj, 35 vjec nga fshati Qesarat i Tepelenës.Ngjarja ndodhi pranë një pike bastesh sportive në rrugën "Nikolla Tupe", në kohën kur viktima së bashku me një mikun e tij sapo kishin dalë nga lokali kur janë qëlluar me pistoletë që dyshohet se ka qenë me silenciator.Burimet thanë se 35 vjeçari ka marrë goditje fatale në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Pas krimit, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.Ndërkohë policia tha se ka shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit okular personin që shoqëronte Zeqaj, ndërsa për të zbuluar identitetin e autorit do të përdoren edhe kamerat e sigurisë në zonën përrreth që mund të kenë filmuar krimin. Mësohet se Ajet Zeqaj ishte kthyer nga Franca vetëm 20 ditë më parë dhe policia po heton edhe aktivitetin e tij atje.Atentat biznesmenitNdëkrohë edhe një biznesmen ndërtimi ka qenë mbrëmë në shënjetrën e një atentati. Lulzim Kazani, reth 65 vjeç u sulmua me armë zjarri në "Komunën e Parisit" në kohën kur po futej në banesën e tij nga persona ende të paidentifikuar.Burimet policore thanë se ndërtuesi është qëlluar me breshëri plumbash pasi ka dalë nga makina e tij ku ndodhej edhe bashkëshortja.Mësohet se ai ka marrë plumba në trup dhe është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Pas hetimeve në vendngjarje, burimet policore thanë se pritet që dëshmia e biznesenit dhe bashkëshortes së tij të hedhin më shumë dritë mbi atentatin dhe motivetShpërthimi Më herët një shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar në rrugën "5 maji" në Tiranë në një kantier ndërtimi. Për pasojë një prej mjeteve të ndërtimit, u përfshi nga flakët. Sipas policisë, shkak dyshohet të jetë konflikti mes pronarëve të tokës dhe ndërtuesit. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë dhe ekspertët e hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se në kantier, në momentin e shpërthimit ndodhej vetëm roja i pallatit, i cili u shoqërua në komisariat për tu marrë në pyetje./Ora News/