Nis projekti i landfillit të Sharrës, bën riciklimin e mbetjeve para asgjesimit

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit në landfillin e Sharrës, i cili mundëson ndarjen e mbetjeve të riciklueshme para se ato të shkojnë për asgjësim.Kryebashkiaku, Erion Veliaj, inspektoi nga afër situatën në këtë landfill, ku theksoi se ky proçes duhet të kishte nisur prej kohësh dhe se implementimi i projektit parashikon punësimin e rreth 200 personave të komunitetit rom vetëm në fazën e tij të parë.Veliaj: Procesi i riciklimit ka disa të mira: Së pari, na liron hapësirën në landfill. Duke hequr të gjitha materialet që mund të riciklohen siç është plastika, metali, dhe shumë materiale të tjera, na reduktohet hapësira që është e nevojshme në landfill. Kjo do të thotë që jeta e landfillit shtohet në momentin që ne fillojmë procesin e riciklimit.Kryebashkiaku Veliaj renditi edhe arsyet e përfitimit nga zbatimi i projektit në landfillin e Sharrës.Veliaj: Bashkia e Tiranës po ofrohet që t’i punësojë të gjithë këta njerëz në landfillin e Sharrës, duke arritur dy qëllime: Së pari, t’i shtojmë jetën landfillit, duke ricikluar mbetjet, nga ana tjetër sigurohemi që gjithë këta njerëz të punojnë dhe Tirana të mbetet e pastër. Kështu që, ftesa vlen për të gjithë ata që duan të sigurojnë një punë të ndershme, me një rrogë në këtë landfill sepse besoj se është mënyra më e mirë edhe për ta mbajtur qytetin pastër, edhe për të punësuar këto komunitete.Në dy fazat e tij projekti parashikon punësimin e rreth 400-450 personave, kryesisht të komunitetit rom.Sipas zbatuesve të projektit, punëtorët do të jenë të siguruar dhe konform të gjitha përfitimeve që ofron ligji.403020