Arsyeja përse Kylie Jenner vazhdon me Tyga: Ajo ka frikë!

Të gjithëve i ka lindur pyetja se si ka mundësi që Kylie Jenner toleron kaq shumë Tyga, dhe pas gabimeve apo tradhëtive të tij, ajo sërish pranon të kthehet me rreperin. Epo, përgjigjen e ka dhënë së fundmi një mik i përbashkët i çiftit, që thotë se Kylie ndihet e kërcënuar nga Tyga, duke qenë se ky i fundit di dhe sekretet më të errëta të familjes së saj. Ekspozimi i ketyre sekreteve e tremb shumë 18-vjeçaren!Burimi thotë: ‘Ai di kaq shumë sekrete të pista të Kylie dhe familjes së saj. Tyga mendon se mund të bëjë gjithçka që dëshiron përfshirë këtu edhe të flejë me femra të tjera.’Kjo deklaratë lidhet edhe me fotot e fundit të Tyga. Krijuesi i hitit ‘Stimulated’ u pa në praninë e Val Mercado një modele e cila i ngjante shumë Kylie. Po ashtu ai është parë edhe në shoqërinë e modeles braziliane Annalu Cardoso.Kjo shpjegon dhe arsyen përse Kylie u përpoq të ndahej me Tyga, nëntorin e kaluar përpara ditëlindjes së tij, dhe papritur u kthye sërish me rreperin. Fillimisht ky ka qenë një mister për miqtë e 18-vjeçares, ndërsa tani të gjithë e mësuan arsyen. Tyga mbi të gjitha do të mbrojë veten, interesat dhe paratë dhe nuk ka ndërmend që të largohet nga Kylie për një kohë te gjatë.