Bebe Rexha një bashkëpunim me Nicki Minaj
Bebe Rexha u bë e njohur falë teksteve të famshme që shkroi si ‘The Monster’ një bashkëpunim i suksesshëm mes Rihanna dhe Eminem, por ajo nuk u ndal me kaq. Bebe Rexha vijoi edhe me ‘All Hands On Deck’ hiti i Tinashe. Pasi doli në skenë duke përfaqësuar veten si këngëtare, me ‘Hey mama’, apo ‘Me Myself And I’, tashmë Bebe Rexha vjen përpara publikut me një bashkëpunim tjetër të suksesshëm.Kënga më e re e Bebe Rexha është një bashkëpunim me Nicki Minaj, dhe quhet ‘No Broken Hearts’. Në fakt nga titulli lë përshtypjen e një balade të ndjerë, por në të vërtetë kjo këngë është e mbushur me tinguj veror, të përshtatshëm për mbrëmjet në klub.Premiera e kësaj këngë do të jetë në emisionin e Elvis Duran, më 16 Mars. Ndërkohë që nga reagimet e shumta në rrjetet sociale, është vënë re që fansat kërkojnë një klip nga Bebe Rexha dhe Nicki Minaj.