Itali, dy familje shqiptare trafikonin kokainë, arrestohen 9 persona
Policia italiane e qytetit të Parmës ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm urdhër arrestin ndaj 9 personave, anëtarë të një organizate italo-shqiptare që trafikonte kokainë në territorin e provincës së Parmës.Në pranga kanë përfunduar 7 shqiptarë mes të cilëve dy gra, si dhe 2 nënshtetas italianë.Opercioni i koduar "Lumë i madh", ka nisur hetimet më vitin 2014 duke vërtetuar një lumë trafiku kokaine në këtë territor administruar nga dy familje shqiptare e të ndihmuar nga bashkëpunëtorë italianë.Një nga familjet shqiptare përbëhej nga një punëtor shqiptar i cili gjatë ditës ishte i punësuar rregullisht bashkëshortja e nëna e tij, e rezidentë në komunën e Polesines. Kjo familje merrej me adminisitrimin e trafikimin e kokainës nga Parma e Senago. Dy nënshtetasit italianë kryenin detyrën e shoferit dhe korrierit duke u paguar me 100 euro për cdo udhëtim. Më pas kokaina përpunohej brenda banesës së shqiptarëve dhe duke u shitur në lokalet publike të zonës së Polesine e Zibello.Familja tjetër shqiptare përbëhej nga dy vëllezër shqiparë, me profesionin punëtorë ndërtimi e rezidentë në zonën Busseto të Parmës. Ata merreshin me trafikimin e kokainës në komunën Fidenze.Në pranga kanë përfunduar dhe dy shqiptarë të tjerë, furnizues të kokainës e rezidentë në Parma e Senago.Në banesën e shqiptarit të arrestuar në qytetin e Parmës janë gjetur dhe 10 mijë euro cash.Përgjimet e policisë italiane kanë vërtetuar se kokaina e trafikuar nga kjo organizatë cilësohej më fjalë të koduara si "darka", "aperitivi", "djathi", "vivin c" etj.Dy gratë shqiptare të arrestuara ndodhen në gjëndje arresti shtëpiak, ndërsa ndaj 7 personat e tjerë, mes të cilëve 5 shqiptarë e 2 italianë është ekzekutuar urfdhëri i arrestit me burg./Oranews.tv/