Kisha Ortodokse, qeverisë: Na kthe manastiret dhe kishat tona, po na i përdhosni

Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë i kërkon qeverisë shqiptare të kthejë pa vonesë dhe pretekste, të gjitha kishat, manastiret dhe objektet e shenjta.Marrë shkak nga një set fotografik ku reklamohen fustane nusërie që është bërë sipër fronit dhespotik, në kishat historike Orthodhokse të Beratit dhe Elbasanit, thuhet se autoritetet shtetërore japin leje që përdhosin të shenjtat dhe të hirshmet e Kishës Orthodhokse.“Duhet t'i kthehen Kishës Orthodhokse, pa vonesë dhe pretekste, të gjitha kishat e shenjta, manastiret, lipsanet e shenjta, ikonat dhe objektet e shenjta të adhurimit, të cilat respektohen, nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë Orthodhoksët anembanë botës dhe sigurisht edhe për besimtarët e Shqipërisë” thuhet në kërkesën e  Asambleja Kleriko-Laike që mban datën 12 Mars 2016 por që sot është publikuar në faqen zyrtare të Kishës Ortodokse.Këtë kërkesë Kisha e mbështet në ligjin 10057 neni 22/2 datë 22.1.2009, "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë".Cfare ka ndodhur? Një veprim i tillë merr shkas nga një set fotografik ku reklamohen fustane nusërie sipër fronit dhespotik, para Derës së Bukur dhe ikonave të ikonostasit, konkretisht në kishat historike Orthodhokse të Beratit dhe Elbasanit. Këto “janë një ofendim i madh ndaj Kishës Orthodhokse” thuhet në kërkesë duke vijuar më tej se  “Kjo ngjarje është një sakrilegj i dukshëm dhe fyerje e ndjenjës fetare.”Kërkesa mbyllet: “ Sigurisht që ky fakt nuk ndihmon harmoninë fetare për të cilën mburret vendi ynë. Rikujtojmë se veprime të tilla fyese të përsëritura nuk "promovojnë" trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Vlen për t'u theksuar fakti se sakrilegje të tilla nuk janë bërë në asnjë objekt kulti të ndonjë komuniteti tjetër fetar të Shqipërisë. Protestojmë, pasi organet shtetërore, të cilat mbajnë ende në zotërim vendet dhe objektet e shenjta pas njëzet e pesë vitesh demokraci në vend, japin leje që përdhosin të shenjtat dhe të hirshmet e Kishës Orthodhokse”Më 12 Mars 2016 në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, Durrës është mbajtur Asambleja Kleriko-Laike ku morën pjesë mbi 300 pjesëmarrës: të gjithë klerikët e Shqipërisë, laikë dhe të rinj të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.kerkesa