Ruçi “i qan hallin” demokratëve: Ua ka ngrirë buzëqeshjen në buzë udhëheqja

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi dhe nënkryetari Taulant Balla i kanë bërë thirrje opozitës që t’i japë fund bojkotit të Parlamentit që e cilësojnë të pakuptimtë. Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, Ruçi tha se buzëqeshjen e demokratëve për të miratuar ligje dhe marrëveshje në interesat e shqiptarëve e ka ngrirë udhëheqja e partisë me vendimin për të bojkotuar Kuvendin.Prej më shumë se  3 javësh, PD po mban një qendrim të kushtezuar me Parlamentin, duke bojkotuar komisonet  parlamentare, veç Komisioneve të Posaçme apo ayre që i drejtojnë vetë demokratët.Demokratët, munguan edhe këtë të mërkurë në mbedhjen e Komisionit të Integrimit, që drejtohej nga Taulant Balla, në mungesë të kryetares demokrate Mjalinda Bregu.Kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, gjeti rastin, që bashkë me ftesën që PD t’i rikthehet Kuvendit, të bente edhe pak diversion me demokratët.Ruçi: Do të ishte shumë e lumtur që ta miratonte Komisionin në drejtimin e saj dhe të kolegëve të saj, por kuptohet që nuk është përgjegjësia jonë që këtë kënaqësi dhe këtë buzëqeshje që do të kishin kryetarja jone e komisionit dhe anëtarët e opozitës ua ka ngrirë jo për fajin tonë udhëheqja e partise qe eshte e pakuptueshme.   Edhe nënkryetari i grupit socialist, Taulant Balla kritikoi, mungesën pa arye të PD në Kuvend.Balla: Askush në Shqipëri nuk po e kupton për çfarë po bëhet ky bojkot. Zbatimi me sy mbyllur i një urdhëri të lidershipit aktual të PD. Unë shpresoj që deputetet e PD ti kthehen detyrës. Komisoni miratoi vetëm me votat e shumicës, marrëveshjen për bashkëpunimin ndërkufitar me Malin e Zi, përmes të cilit Shqipëria përfiton nga fondet IPA./Oranews.tv/