Shoqatat e gjuetarëve në protestë kundër shtyrjes së moratoriumit

Shoqata e Gjuetarëve Shqiptarë në përfundim të afatit dy vjeçar të moratoriumit kërkojnë të mos ketë një shtyrje të afatit që i pengon ata të kryejnë aktivitete. Para kryeministrisë disa prej shoqatave si dhe Presidenti i Federatës Botërore të Gjuetisë, deklaruan se janë pro ligjit por kundër moratoriumit.Tirane- Një ditë pasi përfundoi moratorium 2 vjecar i gjuetisë, Shoqata e Gjuetarëve organizoi sot paradite një protestë para kryeministrisë, kundër shtyrjes së afatit për moratoriumin e Gjuetisë të miratuar nga qeveria. Protestuesit janë pro ligjit por kundër shtyrjes së moratoriumit, i cili sipas tyre është ekstremi i zbatimit."Sot i lutemi të mos zgjasin afatin"Pjesëmarrësit në protestë theksojnë se zgjatja e afatit të moratoriumit është paaftësi e qeverisë. Sipas tyre ne jemi i vetmi vend në Europë që kërkojmë rregullimin e gjuetisë me veprime ekstreme.Në protestë ishte edhe presidenti i Federatës Botërore të Gjuetisë: "Ne do i mbështesim. Shpresoj që qeveria të gjejë mjetet ligjore për të respektuar pasionin tuaj dhe për të zhvilluar menaxhimin real të gjuetisë jo bllokimin. Ne kërkuam takim me ministrin Koka por nuk morëm përgjigje"Shoqatat e gjyetarëve disa herë radhazi kanë protestuar duke kërkuar ti jepet fund moratoriumit që sipas tyre po pengon profesionistët në aktivitetin e tyre por po lejon gjuetinë e abuzuesve .[caption id="attachment_700393" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Protesta e gjuetareve perpara Kryeministrise Ne foto: Protesta e gjuetareve perpara Kryeministrise[/caption]/Oranews.tv/