Grabitësi pistoletë në kokë taksistit i merr xhiron, punonjës i FNSH-së

Pas publikimit të videos dhe ndihmës nga ana e policisë, uniformat blu kanë shoqëruar një të dyshuar si autor të grabitjes së taksistit. Policia sqaron se ka shoqëruar E.B, i cili është punonjës i FNSH-së dhe kryente detyrën si roje në repartin ushtarak të Dragotit dhe është arrestuar në GjirokastërSi një qytetar i thjeshtë grabitësi i ka kërkuar shërbim taksi dhe është ulur në sediljen e pasme. Pasi ka ecur deri në një farë rrugë i ka kërkuar lekët e xhiros.Në njërën dorë grabitësi mbante një armë që ngjan me pistoletë ndërsa dorën tjetër me dorashkë të zezë e shtrëngon fort në qafë.Ngjarja është regjistruar më 9 nëntor 2015 në rrugën “Tre Dëshmorët”  dhe objekt i grabitjes është shoferi i identifikuar me inicialet H.HJa bashkebisedimiTaksisti: Nga do të ikimGrabitësi: Ktheu djathtas(I afrohet drejtuesit)Grabitësi: Mos bëj asnjë lëvizje vetëm më dëgjoTaksisti: Çfarë doGrabitësi: Më jep lekëtTaksisti: I kam në xhepTaksisti vijon të ecë me makinëGrabitësi: Mos lëviz makinënTaksisti nxjerr lekët: Këto kam të gjithaGrabitësi: Mi jep tek dora tjetër (ajo me dorashkë)Taksisti: Këto kam të gjithaGrabitësi: Më jep unazënTaksisti: Unazën s’ta japGrabitësi: Hiq unazënTaksisti: Nuk të jap më tepër, nuk e heq unazën. Mjafton me kaq nuk të jap më lekë. Ik se u thashë këtyre, Bërtet: Njoftoni policinëGrabitësi zbret nga makinaPolicia publikoi videon dhe kërkoi ndihmëPamjet janë vënë në dispozicion nga policia sot, 16 Mars 2016, e cila kërkon ndihmë për të bërë të mundur identifikimin e autorit të grabitjes së një taksisti, ngjarje e ndodhur në Tiranë.  Madje vë në dispozicion një shpërblim  prej 200 mijë lekëshÇdokush që ka informacion mund të telefonojë në nr. 069 41 05 735.Policia e Tiranës garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekje të shpejtë të çështjes, deri në zbardhjen e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë së autorit.[caption id="attachment_700515" align="alignnone" width="640"]eduart budini Ne foto: Eduart Budini, autori i grabitjes se taksistit[/caption]12084204_10207410810382155_1337495114_n 12873505_10207410810342154_1752742065_o 12675062_10207410810222151_184260877_ohttps://www.youtube.com/watch?v=CcCvK3E68aA/Oranews.tv/