Arrestohet trafikanti shqiptar, u kap me 20 kg kokainë dhe 28 kg marijuanë
Policia italiane ka arrestuar në komunën e Castellaranos në provincën e Reggio Emilias një shqiptar 44 vjecar. Në banesën e tij janë gjetur 48 kg lëndë narkotike; 23 kg marijuanë, 20 kg kokainë e 5 kg hashash.44 vjeçari shqiptar jeton prej disa vitesh në Itali i pajisur me dokumenta dhe i punësuar rregullisht.Pas një operacioni të gjatë hetimor policia italiane e Reggio Emilias në bashkëpunim me atë të qytetit të Bolonjës ranë në gjurmët e trafikantit shqiptar i cili deri më tani ishte i panjohur nga forcat e rendit.Pas kontrollit në banesë policia italiane ka sekuestruar rreth 48 kg drogë e konfeksionuar në pako e që në tregun e shitjes do të kapte një vlerë të lartë fitimi.Në prani të avokates mbrojtëse Silvia Vallisneri, 44 vjeçari shqiptar nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjë pyetjeje të prokurores Antonella Pini.Policia italiane ka deklaruar se do të vazhdojë hetimet deri në zbardhjen e prejardhjes e detinacionit të drogës./Oranews.tv/