Thahen palmat, bashkia nuk ka fonde t'i zëvendësojë, ankohen qytetarët

Ne bulevardin Vlorë-Skelë, ende nuk janë zëvendësuar palmat Fenix, të dëmtuara nga buburreci i kuq, i cili preku rreth 1200 rrënjë në të gjithë qytetin bregdetar. Bashkia e Vlorës, edhe pse ka bërë zëvendësimin e palmave me pemë rrapi në rrugën “Kosova”, sqaron se nuk ka ende fondet e nevojshme për mbjelljen e pemëve në të gjithë qytetin.Ndërkohë qytetarët kërkojnë ndërhyrje të shpejt për t'i rikthyer hijeshinë qytetit.Në një vëzhgim të Ora News në qytetin e Vlorës, shihet qartë se përgjatë bulevardit kryesor ndodhen ende  trungjet  e palmave të dëmtuara, të pazëvendësuara./Oranews.tv/