Hynë për të grabitur Ditën e Verës, dy autorët inskenuan vrasjen si aksidentale

Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e një 56-vjeçari në fshatin Shalës pasditen e Ditës së Verës, duke arrestuar dy personat e dyshuar si autorë të vrasjes.Sipas policisë së Elbasanit Naim dhe Ilir Çekrezi 56 dhe 25 vjeç, dyshohet se janë autorë e vrasjes së B.SH pasditën e 14 Marsit. Këta dy persona hynë në banesë e 56 vjeçarit dhe e kanë  vrarë me sende të forta  dhe më pas kanë inskenuar edhe ngjarjen që të dukej si aksidentale. Më pas autorët i kishin grabitur  250.000  lekësh (të  reja)  dhe  1880  Euro.Duke u konsiderua edhe si një ngjarje aksidentale, ngjarja nuk u bë publike në media."Specialistët   për   Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë  Vendore  të  Policisë  Elbasan,  në  bashkëpunim  me Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan  dhe  Institutin  e  Mjekësisë  Ligjore  Tiranë,  bënë   dokumentimin  e  plotë  të   ngjarjes  së  ndodhur  në  fshatin Shalës  Cërrik,  ku  u  gjet  i  vdekur  ne  banesë   shtetasi   B.SH,  56  vjeç,  banues  në  fshatin  Shalës  Cërrik. Këta  dy shtetas,  dyshohen  të kenë vrarë shtetasin B.Sh. gjatë momenteve të vjedhjes së banesës së tij dhe më pas  kanë inskenuar  vendin  e  ngjarjes,  duke  e  bërë  të  dukej  si  ngjarje  aksidentale. Por pas veprimeve hetimore  të mirëfillta u arrit në  konkluzionin  se kemi   të  bëjmë  me  një   ngjarje  të  rëndë  kriminale,  pasi  viktima  ishte  goditur  me  sende  të  forta,  të  cilat  i   kishin  shkaktuar  vdekjen  e  menjëhershme", informon policia e Elbasanit.Po ashtu policia sqaron se gjatë  veprimeve  hetimore  të  ndjekura me  metoda  speciale  të  hetimit,   rezultoi  se  në  njërën  dhomë   të  banesës  së  viktimës,  autorët  kishin  vjedhur  një sasi  prej  250.000  lekësh (të  reja)  dhe  1880  Euro. Gjatë  kontrollit  të  ushtruar  në  një  ullishte,  grupi  hetimor  ka  gjetur  dhe   sekuestruar   në  cilësinë  e  provës  materiale Rrobat e përdorura   në   momentin  e kryerjes   së krimit, 250.000 leke te reja, 1880 Eure, një aparat   celular.Materialet i  kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale "Vjedhja  me  pasojë  vdekjen,  kryer  në  bashkëpunim"      parashikuar  nga  nenet  141   dhe  25  të  Kodit  Penal.[caption id="attachment_700089" align="alignnone" width="640"]F2 Ne foto: Vendi ku autoret kishin fshehur parate[/caption][caption id="attachment_700088" align="alignnone" width="640"]F1 Ne foto: Vendi ku autoret kishin fshehur parate[/caption][caption id="attachment_700087" align="alignnone" width="640"]F5 Ne foto: Vendi ku autoret kishin fshehur parate[/caption][caption id="attachment_700086" align="alignnone" width="640"]f3 Ne foto: Vendi ku autoret kishin fshehur parate[/caption][caption id="attachment_700085" align="alignnone" width="640"]f 01 Ne foto: Vendi ku autoret kishin fshehur parate[/caption][caption id="attachment_700084" align="alignnone" width="640"]F 02 Ne foto: Vendi ku autoret kishin fshehur parate[/caption][caption id="attachment_700083" align="alignnone" width="640"]f 03 Ne foto: Vendi ku autoret kishin fshehur parate[/caption]