Varfëri ekstreme, familja me 4 fëmijë të sëmurë jeton në mjerim

Një familja e përbërë nga 6 anëtarë prej 3 vitesh jeton në një banesë të shkatërruar në Ishull Lezhë, pa asnjë lloj kushti për t'u quajtur shtëpi. Të ardhur nga Puka, kryefamiljari rrëfen se nuk ka mundësi të punëojë pasi i duhet të kujdeset për fëmijët e sëmurë, ndërkohë që jeton falë ndihmës së Kishës Katolike në Lezhë.Lezhë-Ky objekt i shkatërruar dhe i pabanueshëm në aksin Lezhë-Shëngjin prej 3 vitesh është kthyer në strehimin e familjes Lleshi nga Puka e cila përbëhet nga 6 anëtarë.Mjerimit i shtohet edhe sëmundja e 4 fëmijëve 2 prej të cilëve kanë dhe probleme mendore, nga të cilat, siç thotë kryefamiljari shpesh bëhen edhe të dhunshëm, ndaj Ded Lleshi apelon për ndihmë jo vetëm ekonomike por edhe mjekësore.Ded Lleshi: Kjo është si në mesjetë. Kemi 25 vjet ne demorkaci, ne kemi jetuar me Partinë e Punës me drita me ujë e me të gjitha, jo më sot që janë të gjitha kushtet. Kam një pension 50 mije lekesh. Unë kërkoj një shtëpi që të strehohem Apelit të kryefamiljarit i është përgjigjur Kisha Katolike në qytetin e Lezhës, e cila ka bërë thirrje që nismës t'i bashkohet çdokush që ka mundësi të ofrojë ndihmë."Kjo familje ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe psikologjike. Ne do përpiqemi nëpërmjet kishës t'i ndihmojmë me cfarë të mundemi. Nese dikush ka mundësinë të japë ndihmën e tij për këtë familjë ta bëjë sepse mjerimi në të cilin jetojnë është i skajshëm."Rasti i familjes Lleshi që jeton në qytetin e Lezhës është i rrallë, dhe nevojitet sensibilitet dhe rritje të përgjegjshmerisë së insitucionëve në ndihmë të familjeve në nevoje.[caption id="attachment_700073" align="alignnone" width="640"]lezhe familja e varfer1 Ne foto: Kushtet e veshtira me te cilat jeton familja e varfer[/caption][caption id="attachment_700072" align="alignnone" width="640"]lezhe familja e varfer2 Ne foto: Kushtet e veshtira me te cilat jeton familja e varfer[/caption][caption id="attachment_700071" align="alignnone" width="640"]lezhe familja e varfer3 Ne foto: Kushtet e veshtira me te cilat jeton familja e varfer[/caption][caption id="attachment_700070" align="alignnone" width="640"]lezhe familja e varfer4 Ne foto: Kushtet e veshtira me te cilat jeton familja e varfer[/caption]/Oranews.tv/