“Grupe kriminale po përgatisin të kultivojnë kanabis në rrethinat e Vlorës dhe Sarandës”
Zyrtarët vendorë në Vlorë po bëhen gati për nisjen e një aksioni të gjerë antikanabis në zonat ku dyshohet se kultivohet dhe trafikohet bima narkotike. Sipas prefektes dhe drejtorit të policisë në Vlorë, aksioni antikanabis do shtrihet në të gjithë qarkun dhe në ndihmë të efektivëve do jenë kryepleqtë që do përcjellin informacion për parcelat e zonës.Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha deklaron se shume shpejt do të nisë nje aksion i madh kundër trafikut të lëndëve narkotike. Prefektja sqaroi se policia e shoqëruar nga kryepleqtë do kontrollojnë fshatrat per të ndaluar trafikun e narkotikeve.Etjona Hoxha: “Një aksion që do të nisi shumë shpejt nga Drejtoria e Policisë së qarkut në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Do u duhet patjetër që të rrisni vigjilencën së bashku me kryetarët e fshatrave që janë zgjedhur apo dhe me persona të tjerë që kanë influencë të veçantë në zonë për të identifikuar në maksimum të gjitha rastet që mund të jenë orvatje për kultivim apo trafikim të lëndëve narkotike".Drejtori i policise së Vlorës Jaeld Çela tha se ka informacion se shume fshatra po përgatiten të mbjellin kanabis dhe madje kane siguruar farën.Jaeld Çela: "Ka informacione se individë të caktuar apo elementë të grupeve kriminale të caktuara janë duke u përgatitur për të kultivuar kanabis sativa në rrethina të qarkut të Vlorës, përfshi dhe Sarandën dhe Delvinën".Sipas kryepolicit të Vlorës, vetëm gjatë vitit 2015 u evidentuan 850 parcela te mbjella me kanabis te cilat u asgjesuan. Sevasteri Brati Shushica dhe Kota cilësohen si zonat më problematike per prodhimin e kanabisit./Oranews.tv/