Detaje nga dasma luksoze e Mariah Carey

Ata u fejuan fundin e 2015, dhe që nga momenti që janë lidhur kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri. Tashmë po afron dhe dasma e miliarderit James Packer me dashurinë e tij të re këngëtaren Mariah Carey. Asnjëri nga ata nuk ka dhënë detaje sa i përketë dasmës që pritet të ndodh në verë, megjithatë burimet pranë tyre rrëfejnë çfarë dinë për redaksinë e lajmeve TMZ.Ceremonia martesore do të zhvillohet në ishullin Barbuda në Karaibe, me 50 të ftuar. Gjithçka do të jetë shumë private, dhe sa më larg vëmendjes së mediave, ndërkohë që mësohet  se këngëtarja po planifikon një dasmë verore në vendin ku bashkëshorti i saj i ardhshëm po ndërton një resort të ri prej 250 milionë dollarësh së bashku me Robert De Niro.Ata do të ftojnë vetëm një grup të vogël miqsh dhe familjarësh, ata më të afërtit, të cilët do të shkojnë me avionet private të çiftit. Ende nuk ka një date të saktë por dihet vetëm që dasma do të zhvillohet në mes të muajit Qershor. Mariah zgjodhi muajin Qershor, në mënyrë që të ketë vënë në rregull gjithçka nga karriera artistike, dhe të ketë mbyllur 10 seritë e dokumentarit të ri për koncertet në Las Vegas.323AA01200000578-0-image-a-43_1458119770645323E8F5000000578-3494710-image-m-54_1458121426510323ACF1200000578-3494710-image-a-53_1458121424588