Manjani: Komision për vlerësimin e gjyqtarëve, shqiptarët ankohen çdo ditë
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KLD po përgatit një inspektim tek gjyqtarët pas ankesave të shumta që vijnë cdo ditë nga qytetarët. Ministri Manjani tha se vlerësimi i figurës së gjyqtarëve do të bëhet përmes një komisioni të posacëm.Manjani: Publiku shqiptar ankohet ditë për ditë për procese gjyqësore jo të rregullta. Ankohet ditë për ditë për akses të munguar në gjykatë. Ankohet ditë për ditë për padrejtësi, ankohet ditë për ditë për faktin se nuk beson tek gjykatat shqiptare. Ju siguroj se ka mijëra metra katror tokë dhe prona publike të grabitura me dokumenta të falisifikuara por pa trajtuar sic duhet nga sistemi gjyqësor, ashtu sic ka raste të cilat i keni emetuar edhe ju, nuk kam asnjë arsye që ti mohoj, por përkundrazi ti evokoj akoma më shumë për të tërhequr vëmendjen se gjykatat nuk janë për të krijuar jurispudencë të re, por janë për të zbatuar ligjet dhe për ti shërbyer qytetarëve që të marrin drejtësi.Po përgatisim një inspektim të përgjithshëm dhe do të doja ta bëja bashkë me Inspektoriatin e KLD për të mos krijuar asnjë paralelizëm, por për ta bërë sa më profesionale. Kemi precedent të cilët do të duhet të vendosen në shtratin ligjor të sjelljes.Në diskutimin për reformën në drejtësi nëse ka një çështje që ka dakordësi 3600 kjo është çështja e vetingut. Nga kjo pikëpamje përsa kemi rënë dakord që procedura e vetingut të figurës së gjyqtarëve do të bëhet me një komision të posaçëm. Kjo ka qenë dhe mbetet një angazhim i fortë i shtetit shqiptar. Kështu që kjo nuk është më mbrojtje politike, por është vendosje para përgjegjësisë së ligjit dhe marrje përgjegjshmërisë./Oranews.tv/