Ben Affleck sqaron thashethemet rreth familjes së tij

Familja e Ben Affleck është një nga më të përfolurat e momentit, kjo që kur u bë publik lajmi i divorcit pas 10 vitesh bashkë. Edhe përse të ndarë Jennifer Garner dhe Ben Affleck, vazhdojnë të jetojnë bashkë që t`ja bëjnë më të lehtë fëmijëve këtë situate. I ftuar në emisionin e Ellen Degeneres, aktori adreson një here e mire thashethemet lidhur me dadon e fëmijeve të tij, dhe marrëdhënien që ka me Garner.Ka qenë Ellen ajo që e drejtoi menjëherë bisedën nga martesa e tij duke thënë: ‘Ky ka qenë një vit i mbushur plotë me sfida për ty, dhe këtë e kanë parë të gjithë. Ajo që më pëlqen më shumë mua dhe publikut tek ty dhe Jen, është se përpara problemeve tuaja vendosni fëmijët dhe kjo është për tu përgëzuar. Gjithnjë shohim fotot tuaja bashkë, ku jeni të shoqëruar me ta, ku është një mesazh shumë i rëndësishëm që po i përcillni të gjithëve.’I buzëqeshur nga këto fjalë aktori përgjigjet shkurt duke thënë se ai dhe Jennifer Garner ende kanë mbetur miq shumë të mire, dhe po punojnë shumë për të rritur si duhet fëmijët.Ndërsa si shkak i fundit të martesës 10 vjeçare me Garner u tha se ishte dado me të cilën Ben Affleck, nisi një lidhje, por sipas tij gjithçka është një gënjeshtër. Ben përfundon: ‘Ajo nuk më intereson aspak. Nuk është dashuria e duhur për një karakter si unë.’