Klosi: Asnjë mëshirë ndaj punësimeve në të zezë, Ylli: U rrit me 100 mijë numri i të siguruarve
Ministri Blendi Klosi i kërkoi inspektorëve kryerje intensive të kontrolleve në biznese ndaj informalitetit. Për Ministrinë e Mirëqënies dhe Inspektoriatin e Punës, nuk do të ketë tolerime ndaj subjekteve që punësojnë në të zezë dhe që për pasojë u mohojnë pensionin qytetarëve. Sipas inspektoriati të punës, në një vit janë siguruar 100 mijë persona. Për të luftuar informalitetin kryesisht në biznesin e madh, Ministri Klosi i ka kërkuar inspektorëve të ushtrojnë të gjitha kompetencat ndaj atyre që punësojnë në të zezë, duke i mohuar punonjesit pensionin.Klosi: “Vazhdoni me intensitet për t’i bërë me dijë çdo punëmarrësi që në momentin që ndjen tendencë nga punëdhënësi që mund të largohet nga skema të njoftojë inspektorin e zonës, inspektorin e terrenit, institucionin tuaj dhe ju të jeni të pamëshirshëm për çdo biznes i cili kërkon të shfrytëzojë fukarallikun e njerëzve për t’I hequr nga skema e pensionit dhe për t’i rikthyer këta në punën e zëzë”.Kreu i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli tha se nga ushtrimi i kontrolleve në subjekte brenda një viti janë formalizuar 100.0 00 punonjës dhe janë zgjidhur ankesat për mosraportim në rast aksidentesh.Dritan Ylli: “Më përpara ashtu si punonjësit informalë edhe aksidentet fshiheshin duke I mohuar të drejtën e trajtimit social për ata punonjës që lëndoheshin fizikisht. Aktualisht kemi regjistruar 10 ankesa për aksidentet e ndodhura dhe të panjoftuara në kohë pranë Inspektoriatit të punës nga punëdhënësi. Janë 26 subjekte të sanksionuara në vlerën 5 milionë lekë vetëm për shkeljet e konstatuara për aksidente në punë”.Deklarata u bënë në analizën vjetore të Inspektorit të Punës ku theksi u vu sërish në luftën kundër informalitetit. /Oranews.tv/