Mungon interneti, maturantët në Fier nuk aplikojnë dot për formularin A1
Moskryerja e procedurave të tenderimit për pajisjen e shkollave me internet ka sjellë mungesën e tij në rreth 156 shkolla në të gjithë qarkun e Fierit.Problemi më i ndjeshëm është për maturantët që duan të aplikojnë online për formularin A1 të provimeve të maturës shtetërore.Mosrealizimi i procedurave të tenderit për pajisje me internet të disa shkollave në Fier, ka penalizuar nxënësit të mos kryejnë mësim sipas programit të MAS.Kjo vështirëson aplikimin nga maturantët për formularët A1/A1Z në Portalin e Ministrisë për ata që duhet të japin provimet e maturës shtetërore dhe të ndjekin universitetin. Kreu i DAR Fier Shkëlqim Allkaj pohon se interneti mungon në 156 shkolla të qarkut.Shkëlqim Allkaj: “Janë planifikuar si nga regjistri i planifikimit të buxhetit të DAR Fier për 156 shkolla. Menjëherë sapo të mbarojnë procedurat, sipas rregullave të shtetit do të bëhet lidhja e kontratës për operatorin që do të sigurojë kushtet e fituesit”.Mësueset e informatikës së gjimnazit "Janaq Kilica" dhe nxënësit thonë se pavarësisht mungesave, në laboratorët e klasave pilot me tablet, procesi vazhdon normalisht.Mësuese informatike: “Në kabinetin e informatikës nuk ka sinjal interneti. Jemi në pritje të firmosjes dhe përfundimit të kontratës së shërbimit të internetit.Ndërsa në tre laboratorët interaktivë ka shërbim interneti që sigurohet nga Ministria e Inovacionit".Mësuese: “Zhvillojmë këtu dhe lëndën e Tik-ut të avancuar. Padiskutim që na duhet. Jemi në pritje.”Nxënëse: "Me tableta normalisht që ka internet dhe punojmë vazhdimisht. Por ka raste që informatikën e bëjmë te kabineti i informatikës. Në kabinat nuk ka sinjal interneti".Nga dita e sotme nis plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z për të gjithë maturantët, aplikim që do të zgjasë 15 ditë, deri në 30 mars 2016./Oranews.tv/