Tahiri i përgjigjet Unionit të Gjyqtarëve: S’do resht së denoncuari koorporatat kriminale

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur Unionit të Gjyatarëve, pas deklaratave të tyre se ndihen të kërcënuar. Tahiri tha se nuk do të reshtë së denoncuari çdo gjyqtar gjyqtar të korruptuar dhe çdo koorporatë krininale që bëjnë gjyqtarët me njëri-tjetrin në kurriz të qytetarëve. Çfarë tha Unioni i GjytarëveNdërkohë Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar mbi letrën që ministri i Brendshëm i ka dërguar presidentit Nishani, ku pretendohet se gjyqtari i Laurent Fucia ka favorizuar në vendim një person të akuzuar për amëmbajtje pa leje.Bordi Drejtues i unionit të gjyqtarëve, ndërsa mbështet çdo përpjekje që ka për qëllim përmirësimin e sistemit, shpreh shqetësim deklaratat dhe veprimet të përfaqësuesve të politikës që sipas tyre nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimarrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor.Unioni vlerëson se "përsëritja e sjelljeve të tilla ka intimiduar gjithë trupën gjyqësore dhe e ka vendosur nën një presion sistematik gjatë ushtrimit të detyrës. Duke ju referuar rastit të gjyqtarit në gjykatën e Vlorës, Unioni i Gjyqtarëve thotë se vendimi nuk është përfundimtari, por nisja e një procesi penal. Unioni shpreh gatishmërinë për të kontribuuar në procesin e realizimit të reformës në drejtësi.