Mianmar zgjedh Presidentin, mban të parat zgjedhje demokratike pas 50 vitesh
Parlamenti i Mianmarit ka zgjedhur Htin Shaw si presidentin e rradhës, duke mbajtur në këtë mënyrë zgjedhjet e para demokratike pas më shumë se 50 vitesh nën diktaturën ushtarake.Shaw është një anëtar i Lidhjes Kombëtare për Demokraci dhe njëkohësisht një aleat i ngushtë i drejtueses së kësaj force politike, Aung San Suu Kyi.Ai arriti që të fitojë 360 vota, nga një votim ku morën pjesë 652 përfaqësues, teksa kishte përballë dy rivalë.Kandidati i nominuar nga përfaqësuesit e ish-regjimit ushtarak arriti të pozicionohej në vend të dytë me 213 vota ndërkohë që më pak i votuari në këtë proces ishte një anëtar tjetër i Lidhjes Kombëtare për Demokraci. Të dy këta kandidatë do të zënë respektivishtet postet e zëvndës-presidentit të parë dhe të dytë të vendit.Kryetarja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci, Aung San Su Kyi, e cila shihet si një simbol i përmbysjes së regjimit ushtarak, nuk mundi që të kandidonte për presidente për shkak se Kushtetuta e Mianmarit parashikon kandidatura nuk pranohet në rast se një person ka fëmijë të lindur jashtë vendit.Të dy fëmijët e Su Kyi kanë lindur në Britaninë e Madhe. Megjithatë, ajo ka deklaruar se do të luajë një rol mjaft thelbësor në qeverisjen e Mianmarit./Oranews.tv/