Banorët të pakënaqur me kompensimin, mbi çati refuzojnë prishjen e banesës

Ndërhyrjet e përbashkëta të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektoriatit Vendor për Shëmbjet e banesave te stacioni i trenit në funksion të projektit të zgjatimit të bulevardit të Tiranës janë shoqëruar sërish me tensione. Anëtarët e një familje kundërshtuan prishjen e baneses së tyre për shkak se vlera e kompensimit prej 30 milionë lekë të vjetra i duket qesharake.Tiranë- Vijimi i punimeve për zgjatimin e bulevardit të Tiranës është shoqëruar sërish me përplasje mes banorëve që po u prishen shtëpitë dhe IKMT dhe INUV paraditen e sotme.Anëtarë të familjes Tresa nuk kanë pranuar të dalin nga shtëpia dhe më pas janë ngjitur në çati si një mënyrë proteste kundër shëmbjes. Edhe 74 vjeçari Shaban Tresa ka hipur në çati.Ata pretendojnë se kompesimi prej 30 milionë lekësh te vjetra është shumë i ulet në krahasim me çmimin e tregut ndërkohë që ata e kanë ndërtuar shtëpinë që në vitin 1930."Ku të shkoj. Ku ta çoj vajzën. Do ta marrësh merre, por më jep shtëpi. Vlerësoje si duhet" thotë një nga familjarët.Pas negociatave të cilat zgjatën rreth 1 orë banorët u bindën dhe u larguan nga shtëpia.Më pas vijoji shëmbja e objekteve. Gjatë ditës së martë IKMT kishte parashikuar të shembte rreth 10 banesa në këtë zonë.[caption id="attachment_699040" align="alignnone" width="629"]Ne foto: Aksioni per prishjen e banesave tek Stacioni i Trenit Ne foto: Aksioni per prishjen e banesave tek Stacioni i Trenit[/caption][caption id="attachment_699035" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Aksioni per prishjen e banesave tek Stacioni i Trenit Ne foto: Aksioni per prishjen e banesave tek Stacioni i Trenit[/caption][caption id="attachment_699041" align="alignnone" width="631"]Ne foto: Aksioni per prishjen e banesave tek Stacioni i Trenit Ne foto: Aksioni per prishjen e banesave tek Stacioni i Trenit[/caption][caption id="attachment_699297" align="alignnone" width="568"]Ne foto: Banoret ngjiten ne catite e shtepive ne forme proteste Ne foto: Banoret ngjiten ne catite e shtepive ne forme proteste[/caption][caption id="attachment_699298" align="alignnone" width="558"]Ne foto: Banoret ngjiten ne catite e shtepive ne forme proteste Ne foto: Banoret ngjiten ne catite e shtepive ne forme proteste[/caption]