Sot, 25 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

Sot shënohet 25 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ambasadorja shqiptare në Uashington, Floreta Faber për të festuar këtë çerek-shekulli të raporteve mes dy vendeve ftoi në një "Takim mes Kolegësh" 5 ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve si edhe ambasadorin aktual Donald Lu.Në shënimin e saj në Facebook, ambasadorja Faber shkruan se Shtetet e Bashkuara i janë gjendur pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momentet më të vështira, e kanë mbështetur gjatë procesit të demokratizimit të shoqërisë së saj dhe kanë ndihmuar në përpjekjet e vazhdueshme për zhvillimin e ekonomisë së tregut, konsolidimin e shtetit dhe integrimin euroatlantik.Ambasadorja Faber falenderoi Ambasadorët për gjithë mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvëndësueshëm.