“Gërdeci” familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi dhe kompensim; reagon Kodheli dhe Tahiri

Tetë vite pas shpërthimit në fabrikën e demontimi në Gërdec vetëm 16 km larg Tiranës ku humben jetën 26 qytetarë,  u plagosën qindra të tjerë dhe u rrafshuan dhjetëra banesa është bërë i mundur pastrimi total i krejt zonës duke përfshirë dhe atë më të rrezikshmen, pjesën e kraterit.Territori i pastruar nga forcat e armatosura iu dorëzua të martën Bashkisë së Vorës me një ceremoni të posaçme, gjatë se cilës ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli foli për drejtësinë e munguar ndaj fajtoreve që shkaktuan një tragjedi me përmasa të tilla. Kodheli: Babëzia e një tufe njerëzish të veshur me pushtetin e kohës, vrau, grabiti dhe i shpëtoi drejtësisë. Në atë mesditë të ngrohtë të 15 marsit 2008, humbën jetën  fëmijë, gra e burra të pafajshëm. Por u vra dhe shpresa për një sistem gjyqësor që jep drejtësi.Për drejtësinë e munguar për çështjen e  Gërdecit foli edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë ceremonie për konkursin e Shkollës se Policisë. Tahiri: Ka vite burg në kurriz të atyre që ishin përgjegjës për atë ngjarje më pak sesa viktimat e asaj ngjarje. Dhe ndërkohë një ndër autorët është sot në një vizitë jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin. Përtej kësaj, unë respektoj çdo gjyqtarë të ndershëm, çdo union që mbron interesat më të larta të publikut, por as respektoj dhe as do ndalojë së denoncuari publikisht çdo gjyqtarë të korruptua".  Ministrja Kodheli u takua me përfaqësues të bizneseve në Gërdec të cilëve  tetë vite më parë iu dëmtuan bizneset. Ata paraqiten shqetësimin e tyre në lidhje me kompensimit. Banor: Jemi 145 persona. Janë 252 milionë e 800 mijë lekë të vjetra. Në rast se është mundësia me na ndihmu.Familjarët e viktimave të Gërdecit nderuan kujtimin e te afërmve te tyre zhvilluan homazhe dhe vendosen lule ne varreza por nuk shmangën pengun e madh pas tragjedisë ate te drejtësisë së munguar.Banor: Ministria e Mbrojtjes të mbajë premtimet që ka dhënë për sa kohë ishte në opozitë. Drejtësi! Procesi gjyqësor është ashtu siç ka qenë përherë. Ne nuk do të ndalojmë deri në fund, derisa të kemi shpirt.Shpërthimi në fabrikën e demontimit ne Gërdec ndodhi më 15 mars të vitit 2008 rreth orës 12:05 të mesditës dhe i mori jetën 26 qytetareve të pafajshëm.[caption id="attachment_699335" align="alignnone" width="640"]te aferm te gerdecit2 Ne foto: Familjaret e vikitmave nderojne kujtimin e te afërmve[/caption][caption id="attachment_699336" align="alignnone" width="640"]te aferm te gerdecit Ne foto: Familjaret e vikitmave nderojne kujtimin e te afërmve[/caption][caption id="attachment_699334" align="alignnone" width="640"]te aferm te gerdecit 3 Ne foto: Familjaret e vikitmave nderojne kujtimin e te afërmve[/caption]