Kim Kardashian nuk lejon Kanye West të qëndrojë me Rihannën

Sipas redaksisë së lajmeve “Radar”, mësohet prej kohësh Kanye West është distancuar nga Rihanna, mikja e tij prej vitesh kjo sepse Kim Kardashian është shumë xheloze për yllin nga Barbados. Një burim thotë: ‘Sa herë që Rihanna është afër tyre, sidomos afër Kanye West, Kim kthehet menjëherë në personin më xheloz. Madje shpesh e ka kërcënuar Kanye.’‘Kur bëhet fjalë për Rihannën, Kim shqetësohet menjëherë’ shton burimi. Mbase ylli i familjes Kardashian mund të ketë edhe pak të drejtë në këtë mes. Thuhet se rreperi 38-vjeçar dhe Rihanna 27, gjithnjë kanë ndjerë diçka të veçantë për njëri-tjetrin, madje kur janë pranë flirtojnë shpesh.Paranojat e Kim Kardashian vazhdojnë, sepse Kanye kështu sillet me të gjitha femrat që takon, ai është flirtues. Por meraku i nënës së dy fëmijëve të tij, vazhdon ta ketë emrin Rihanna. Për më tepër Kim, është e bindur se mund të vijë dita kur Rihanna do t`i vjedhë bashkëshortin. Nëse do të kujtojmë, hera fundit që mund të kemi parë Kanye dhe Rihannën bashkë ka qenë përpara kohësh.