Disa lagje të Kukësit në errësirë, ankohen qytetarët
Në disa zona të Kukësit, me rënien e errësirës vështirësohet lëvizja e qytetarëve, shkak është mungesa e ndriçimit publik. Banorët thonë se e paguajnë rregullisht taksën e ndriçimit, ndonëse nuk u ofrohet si shërbim nga Bashkia e Kukësit.Një pjesë e mirë e qytetit të Kukësit, vuan mungesën e ndriçimit publik duke bërë që disa zona të zhyten në errësirë orëve të mbrëmjes. Qytetarët thonë se e vetmja mënyrë për të lëvizur është pajisja me elektrik dore, përndryshe rrezikojnë të përfundojnë në pusetat e hapura.Qytetar: "Vështirësia e vetme është për të rënë në pusetë. Nuk ka ndryshime nëpër lagje".Bizneset e qytetit janë detyruar të ndërhyjnë vetë për të vendosur ndriçimin publik përreth subjektit.Sokol Kolgjini pronar i një biznesi: “Sado që të jetë kostoja në këtë rast është e papërfillshme. Merret sistemi siç është dhe vihet kudo.Nuk ka rëndësi paraprakisht për të shtrirë kabëlla apo kanale pra për të shkatërruar vendin siç ndodh shpesh herë që duket sikur bëjmë punë por në fakt më shumë prishim punë se sa rregullojmë”.Ndonëse nuk u ofrohet si shërbim familjet dhe bizneset kuksiane e paguajnë taksën e ndriçimit në bashki./Oranews.tv/