Rama: Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë së altareve të mbarë Kishës

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë përshëndetur miratimin e datës së shenjtërimit të Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë Papa Françesku.Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në FB shkruan se sot Nënë Tereza ngjiti qiellin e lavidisë së altarëve.Rama: Pas lumturimit, 13 vjet më parë, Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë së altareve të mbarë Kishës së përbotshme, falë vullnetit të Papa Françeskut. Ajo i'u bashku kështu edhe shenjtëve që Shqipëria i ka përfalur njerëzimit dhe besimit tash sa mot. Forcë e shembullit të njehsimit me dashurinë për tjetrin, Nënë Tereza është e parëlindura shenjtore shqiptare e shekullit të ri dhe me siguri, një uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë. Të cilët u përdëllyen në mbrojtjen e besimit dhe të ndërgjegjes përgjatë kalvarit të ferrit komunist, në shekullin që lamë pas! Ndërsa kryetari i  Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta vlerëson se shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator 2016, jep mesazhin e paqes, mirësisë dhe dashurisë, vlera që në botën e sotme plot me pasiguri, kriza të njëpasnjëshme, akte terroriste e fatkeqësi natyrore, janë më të nevojshme se kurrë.Meta: “Nënë Tereza dhe akti vetëmohues e sublim i jetës së saj mishëron më së miri vlerat e jashtëzakonshme të një murgeshe katolike me origjinë shqiptare, e cila u dha bukë të varfërve, shpresë të sëmurëve, buzëqeshje të trishtuarve dhe rrezatoi mirësi në botë të mbushur me fatkeqësi e boshllëk shpirtëror. Mbi të gjitha, shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator 2016, jep mesazhin e paqes, mirësisë dhe dashurisë, vlera që në botën e sotme plot me pasiguri, kriza të njëpasnjëshme, akte terroriste e fatkeqësi natyrore, janë më të nevojshme se kurrë”.Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta thekson se “për kombin shqiptar, shenjtërimi i Nënë Terezës përfaqëson një krenari kombëtare dhe një reflektim të vlerave tona të solidaritetit njerëzor dhe të kujdesit ndaj të pamundurve, ndaj shpreh mirënjohjen e thellë për miratimin nga Ati i Shenjtë i datës së shenjtërimit të kësaj nëne të shenjtë”. rama