Papa Francesku bën bashkë Presidentin dhe Qeverinë
Është përuruar sot në Tiranë busti i Papa Franceskut, i cili është vendosur pranë Këmbanës së Paqes. Përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe atyre fetare vlerësuan mesazhet që Ati i Shenjtë përcolli dy vjet më parë kur vizitoi Shqipërinë, dhe kërkuan që ato tu shërbejnë shqiptarëve si frymëzim për të përsosur veten dhe të tjerët.Ati i shenjtë Papa Francesku, i cili vizitoi Shqipërinë në 21 shtator të vitit 2014, është nderuar me një bust në hapësirën pranë këmbanës së paqes në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"Presidenti Bujar Nishani, Zëvendës Kryemisnitri Niko Peleshi, kryebashkiaku Erion Veliaj, përfaqësues të kishës katolike dhe komunitetve fetare, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Papa Franceskut.Bujar Nishani: “ Mposhtni indiferencën, arrini paqen. Le të na shërbejë ky mesazh i thjeshtë e frymëzues për të vendosur veten e të tjerët rreth nesh dhe për të rigjetur e fituar paqen me njëri tjetrin në mënyrë që Shqipëria të bëhet vërtetë një zonjë e hijshme ashtu siç ajo e meriton".Ramiro Moliner Ingles:“Jam i sigurt që ju nuk i keni harruar as fjalët, as gjestet që papa përdori për të shprehur meëndimet dhe emocionet e tij për Shqipërinë”.Niko Peleshi: “Shqipëria priti Papa Franceskun dhe u bë e njohur përmes tij për vlerën e madhe që siç e tha presidenti i republikës e vlen ta ndajmë me të tjerët, me njëri tjetrin, me botën, harmoninë fetare.”Kryebashkiku Erion Veliaj, teksa vlerësoi harmoninë fetare dhe i cilësoi mesazhet e atit të shejtë në Tiranë si inspiruese për popullin shqipatrë , shpjegoi simbolikën pse bust i Papa Franceskut u vendos në këtë hapsirë.Erion Veliaj: “Ne nuk mund të kishim menduar një vend më të mirë për vendosjen e bustit të papës se sa një vend ku me vështrim të lirë mund të shikohet katedralja ortodokse, ajo katolike dhe xhamia e re e Tiranës. Në një rreze prej 100 metrash ilustrohet fizikisht ajo që secili prej nesh e ka shpirtërisht, vllazëria e besimit”.Vepra e atitë të shenjtë Papa Franceskut, mban firmën e skulptorit, Qazim Arifi./Oranews.tv/