Selena Gomez shpallet Mbretëresha e re e Instagram
Dikush i vodhi kurorën e Mbretëreshës Taylor Swift, e cila nuk është më personi më i ndjekur në Instagram. Në fillim ishte Kim Kardashian, më pas Taylor Swift, dhe tani kemi kënaqësinë t`ju prezantojmë Selena Gomez. Këngëtarja numëron 200 mijë ndjekës më shumë se mikja e saj e ngushtë Swift, me 69.4 milionë ndjekës, kurse krijuesja e hitit ‘Bad Blood’ 69.2 milionë.Kjo ka ardhur si surprizë edhe për kolegët e Selenës, të cilët nuk prisnin kurrë që ajo të ishte më e ndjekura, por edhe për vetë fansat. Kur vjen fjala tek një titull si ‘Personi më i ndjekur në Instagram’, mendja të shkon menjëherë tek emra si Justin Bieber, motrat Kardashian apo Jenner. Ndërkohë që Selena tashmë po arrin shifrën 70 milionë.Selena e cila ka mundur edhe divën Beyonce me 6 milionë më shumë ndjekësa, ka dy strategji të forta që i bën njerëzit të mbërthehen menjëherë pas saj, këngëve, fotove të saj dhe rrjeteve sociale. E para është lidhja që fillon, përfundon dhe fillon prap me Justin Bieber, dhe miqësia e ngushtë me Taylor Swift që e lejon Selenën, të marr edhe disa nga adhuruesit e Taylor.