Shpërthen me eksploziv një makinë në Berlin, vdes drejtuesi

Një makinë ka shpërthyer gjatë mëngjesit të sotëm në Berlin, duke vrarë shoferin që po e drejtonte. Ngjarja është ende e paqartë, por në bazë të deklaratave paraprake të Policisë dyshohet se bëhet fjalë për një shpërthim me eksploziv.Autoambulancat që kanë mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes nuk kanë arritur që të bëjnë asgjë për drejtuesin e mjetit, i cili ndërroi jetë menjëherë.Makina e shpërthyer është e modelit Volksvvagen Passat. Policia gjermane ka nisur një hetim zyrtar për të zbardhur motivet e këtij incidenti tragjik. Ata komunikojnë gjithashtu se nga shpërthimi nuk janë prekur persona apo objekte të tjera.