Manjani “dush të ftohtë’ gjyqtarëve: Përgjegjës për grabitjen e pronave po zbatoni precedentin Mjacaj
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ishte mjaft i ashpër me sistemin gjyqësor në Shqipëri, duke e cilësuar përgjegjëse për disa probleme të rënda në vend që nisin me pronat kryesisht në brengdet ku gjykatat i kanë dhënë goditjen përfundimatre shkaterrimit dhe tjetërsimit të tyre.Në një takim në lidhje me shërbimin e provës Ministri i Drejtësisë atakoi edhe Gjykatat Administrative.Teksa u kërkoi gjyqtarëve të distancohen nga kolegët që dështojnë në detyrën e tyre, Manjani u bëri thirrje, të zbatojnë ligjin, pasi siç tha nuk ka qeverisje të mirë pa drejtësi.Ministri i Drejtësisë i bëri këto deklarata nga Durrësi, gjatë takimit për dënimet alternative dhe shërbimin e provës, ku ishin të pranishëm kryeprokurori Adriatik Llalla, ambasadori i OSBE-së, si edhe prokurorë e gjyqtarë nga Elbasani, Kavaja e Durrësi.Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani: Nuk kam ndërmend të komentoj asnjë vendim tuajin dhe nuk do ta bëj, jam betuar dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë dhe nuk do ta bëj. Por jam betuar te kushtetuta e vendit tim se nuk kam ndërmend të toleroj asnjë fenomen. Për aq sa më takon si ministër Drejtësie kam ndërmend të komunikoj me ju nëpërmjet fenomenit dhe jo rasteve konkrete. Më lejoni të ndaj me ju disa konsiderata jo fort të këndshme, të cilat më duhet ti bëj të ditura edhe për hir të opinionit public, i cili shkruan dhe ankohet për ju dhe kur ankohet për ju patjetër që edhe ne nuk jemi të përjashtuar. Jam i bindur që nuk ka qeverisje të mirë pa drejtësi. Problemi dhe zullumi i qeverisë thellohet kur drejtësia është në drejtim të paditur, ky është problemi. Nuk kam asgjë personale me askënd, por fenomeni ekziston.Janë mijëra metra katror tokë publike e grabitur në bregdetin shqiptar, e vërtetuar me të gjitha dokumentat e nevojshme të grabitur me falsifikime të ndodhura ndër vite nga Komisionet e Kthimit të Pronave dhe Gjykatat heshtin, në rastin më të mirë ose legalizojnë në rastin më të keq. Kjo është situatë e papranueshme. Gjykata duke filluar nga Vlora në Shkodër janë totalisht në jurispudencën e tyre dhe s'kanë lidhje me jurispudencën e shtetit. Jam këtu për të respektuar pavarësinë e ç vendimi gjykate, respekt për cdo gjykatës që vendos në mënyrë të pavarur dhe të ligjshme. Por asnjë tolerancë nuk kam ndërmend të lejoj për aq sa më takon mua për cilindo gjykatës që del në drejtim të paditur.Grabitja e Pronës, qofte edhe me vendim gjykate quhet falsifikim në jetë të jetëve dhe nëse Prokuroria dhe gjykata e konfirmojnë flasifikimin dhe nuk përcaktohet statusi i prones që është grabitur kjo është një histori që nuk tregon shtet, por maskallarëk.Por ju bëj thirrje gjyqtarëve të Republikës në mënyrë të veçantë Gjykatës së Vlorës, e cila për mua sot është në drejtim të paditur, kam ndërmend të inicioj një inspektim të përgjithshëm në atë gjykatë për të sqaruar njëherë e mirë këtë punë, sepse nuk mund të shkojë kështu.Ka edhe raste sportadike në Durrës dhe Shkodër. Meqë jemi te kjo e fundit, precedenti Sokol Mjacaj vazhdon të zbatohet me të njëjtin përpikmëri nga të njëjtat gjykata dhe pastaj habitem pse na ndodhin ngjarje kriminale.Pavarësia është gjëja më e shtrenjtë e gjyqësorit, por pavarësi nga shteti nuk ka. E kundërta duhet të ishte. Ju duhet të na drejtonit ne, gjykatat duhet ta drejtojnë qeverinë, qeverisjen dhe jot ë ishte e kundërta siç po ndodh. Mos i hyj pastaj historisë së Gjykatës Administrative e cila u krijuar për të shërbyer shpejt, për të kufizuar autoritetin e qeverisë, por në fakt na është krijuar një qeveri paralele.Distancohuni nga kolegët tuaj të cilët dështojnë të provojnë pasurinë e tyre, kanë dështuar. Distancohuni, se nuk jeni të gjithë njësoj. Mbrojtja me e mirë në këtë rast nuk është sulmi , është distancimi nga e keqja, është zbatimi i ligjit në mënyrë të përpiktë. Kam edhe një lajm për ju: E gjithë politika në kor.Po kërkojmë një standard tjetër dhe në fakt nuk po arrijmë të realizojmë standardin minimal të unifikojmë zbatimin e ligjit. Po si është e mundur që precedent negative u përhapka me kaq shpejtësi në procesin gjyqësor nga një gjykatë në një tjetër dhe nuk arrin të zbatohet vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë. Për çfarë shteti flasim? Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë përhapet me shumë vonesë, ndërkohë vendimi i precedentit për të liruar njerëz nga burgu të cilën dokumentohen si fajtorë gjykata i liron me lehtësinë më të madhe.