Madonna i kërkon Rita Orës të gjunjëzohet përpara saj

Gjatë gjithë karrierës së bukuroshës shqiptare, mbretëresha e Pop-it, Madonna ka qenë e preferuara e saj. Teksa ka qenë e pranishme në “Glamour Beauty Festival”, Rita Ora ka kujtuar herën e parë të takimit me idhullin e saj dhe kërkesën e çuditshme që ajo kishte.Në takimin e tyre para 3 vitesh, Maddona i kishte kërkuar 25-vjçares të gjunjëzohej përpara saj për shkak të ndriçimit të madh.“Kam qenë njëherë e pranishme në një event bamirësie dhe takova idhullin tim Madonna-n. Po prisja për të dhe dridhesha e tëra. Motra më tha- A je mirë? Dukesh si e çmendur. Dhe me të vërtetë ashtu dukesha. Pak pak erdhi ajo, iu afrova dhe i thashë: Çkem! Është kënaqësi të të takoj ty dhe ajo më tha: Ka shumë ndriçim këtu, a mund të ulesh në gjunjë? Kështu që u ula dhe nisëm të bisedonim ndërkohë qe un qëndroja në atë pozicion u shpreh këngëtarja. Por, ajo është Madonna dhe mund të kërkojë çfarë të dojë"- tha më tej Rita Ora.