Ushtria ruse në Siri fillon tërheqjen pas urdhërit të Presidentit Putin
Avionët rusë janë tërhequr nga bazat kryesore në Siri, vetëm pak orë pas urdhërit të dhënë nga Presidenti Vladimir Putin. Televizioni shtetëror transmetoi pamjet ku personeli i dërguar në Lindjen e Mesme bëri përgatitjet e nevojshme për të lënë Sirinë. Largimi i Forcave Ajrore ruse vjen pas afro 5 muajsh në mbështetje të Presidentit Bashar al-Assad. Megjithatë, Kremlini nuk ka kërkuar ende tërheqjen e një baze në të cilën ndodhen 50 mjete ajrore përfshirë avionë dhe helikopterë.Avionët rusë kanë nisur tërheqjen nga shumica e bazave në Siri, vetëm pak orë pasi Presidenti Vladimir Putin komunikoi për marrjen e një vendimi të tillë nga qeveria. Mediat transmetuan imazhe ku shfaqej personeli i dërguar në Lindjen e Mesme duke bërë përgatitjet e nevojshme përpara largimit nga Siria.Megjithatë, kur ende nuk ka përfunduar procesi i tërheqjes, zv. Ministri i Mbrojtjes në Rusi, Nikolay Pankov, deklaroi se largimi i shumicës së avionëve ushtarakë nga Siria nuk nënkuptonte se bombardimet do të ndalojnë plotësisht. Ai tha se ushtria ruse ka shënuar rezultate mjaft pozitive në Lindjen e Mesme, por theksoi se është ende herët për të folur në lidhje me një triumf kundër terrorizmit. Në mbyllje Pankov tha se gjatë ditëve në vijim mund të ketë sërisht sulme në rast se do të shihet si e arsyeshme.Kremlini nuk ka kërkuar ende tërheqjen e një baze ku ndodhen 50 mjete ajrore përfshirë avionë dhe helikopterë, të cilët po qëndrojnë në gjëndje gadishmërie.Tërheqja e forcave ajrore ruse u konsiderua nga ndërkombëtarët si një veprim që të mund të përshpejtojë procesin e rivendosjes së paqes në Siri. Vendimi u përshëndet edhe nga i deleguari Special i OKB-së, Stafan de Mistura, i cili tha se bisedimet për paqen në Siri do të intensifikohen gjatë javëve në vijim./Oranews.tv/