Vendoset busti i Papa Franceskut në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"
Është zgjedhur një natë e vecantë për një personalitet të vecantë !Prej mbrëmjes së 14 marsit, busti i derdhur në bronz i Papa Franceskut do të qëndrojë në zemër të Tiranës, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në krah të "Këmbanës së Paqes"Dhe për ta bërë simbolikën më të fortë, autorët e veprës kanë gdhendur mbi bust mesazhin e Atit të shenjtë gjatë vizitës historike të 21 shtatorit 2014: "Shqiponja simbol i atdheut tuaj, nuk e harron folenë, por ngjitet lartësive, fluturon lart".Qazim Arifi: Ndihem i kënaqur sepse një prej veprave tim u vendos në qendër të Tiranës. Është një punë që unë jam angazhuar rreth 4 muja, një punë që jam impenjuar seriozisht për të bërë figurën e një Pape.Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi të premten e kaluar vendosjen e bustit të Papa Franceskut, ndërsa gjatë vizitës në Shqipëri, Ati i shenjtë u shpall qytetar nderi i Kryeqytetit./Oranews.tv/