Vjedh makinën e doganës, përplaset me 4 makina dhe me supermarketin
Vjedh makinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe përplas 4 makina mes tyre dhe mjetin e policisë që ishte vënë në ndjekje. Ngjarja është shënuar rreth orës 20: 15 minuta të 15 Marsit 2016 në rrugën e “Kavajës”Policia ka konstatuar se makina tip “Hyndai” po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe është vënë në ndjekje. Në një moment drejtuesi i mjetit ka ndryshuar korsinë e lëvizjes dhe nga shpejtesia tej normave ka humbur kontrollin duke përplasur katër mjete, ndër to mjetin e policisë që po e ndiqte“Humbja e kontrollit ka bërë që të përplaset me murin e një supermarketi dhe për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi B. H, 62 vjeç, i i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i jepet ndihma në SQUT” informon policia.Më pas drejtuesi i mjetit, , ka dalë nga makina duke u larguar me vrap.Menjëherë shërbimet policore kanë arritur të identifikojnë dhe më pas shoqerojnë shtetasin Dritan Tufa, 35 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.Makina u vodh 20 minuta para përplasjes.Policia dyshon se automjeti të jetë vjedhur me thyerje (pasi është konstatuar xhami anësor i thyer) rreth 20 minuta përpara përplasjes.Përdoruesi i autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, shtetasi Sh. Ç. ishte paraqitur ne Komisariatin Nr. 6 për të bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.[caption id="attachment_698892" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Dritan Tufa[/caption][caption id="attachment_698898" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e vjedhur[/caption][caption id="attachment_698899" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e vjedhur[/caption]/Oranews.tv/