Prodhonin e shpërndanin kartëmonedha 50 euroshe false, 3 në pranga

Tre persona janë arrestuar me akuzën e prodhimit të monedhave të fallsifikuara, si dhe shperndarjen e tyre.Më date 14.03.2016 nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni "Parkingu".Të arrestuarit janë:- Agim Hoxha, 57 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.- Gentian Hyseni, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.- Arben Gaçaj, 52 vjeç, banues në Tiranë."Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njeri – tjetrin, ata kryenin aktivitietin kriminal të prodhimit të monedhave të fallsifikuara, si dhe shperndarjen e tyre.  Si prove materiale, personave i jane kapur sasia prej 2 100 (dy mijë e njëqind) Euro të fallsifikuara, e prerjes 50-she, një makineri fotokopjuese e cilesisë së lartë e markës HP, që sherbente për prodhimin e kartemonedhave fallco, si dhe katër telefona celulare, të cilat ju gjetën personave gjatë kontrollit të kryer" informon policia e TiranësU derguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet proçeduriale për veprën penale “Fallsifikim i monedhave“ të kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga Neni 183/2 i Kodit Penal.12422160_10207397203001979_1079053579_o 12025320_10207397205122032_814835413_n10647846_10207397232322712_1111247570_n