Pas festimeve, punonjësit e Bashkisë pastrojnë mbeturinat në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2016, 20:49
Kjo është panorama që ofron kryeqyteti pas festimeve për Ditën e Verës.Pasi kanë festuar për orë të tëra, një pjesë e qytetarëve kanë nxituar të largohen pa vrarë mendjen për pirgun e mbeturinave që lanë pas.Hapësira e gjelbër përreth Monumentit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte kthyer në një kosh gjigand mbeturinash.Kudo që hidhje sytë në Tiranë mbizotëronin mbeturina pa fund.Mjaft e shpejtë ka qenë edhe ndërhyrja e punonjësve të pastrimit të kryeqytetit.Dhe rezultati ishte kamionë të tërë me mbeturina të hedhura me papëegjegjshmërinë më të madhe në hapësirat publike.